Ja kur do të mbaroi acari në Kosovë

Ja kur do të mbaroi acari në Kosovë

10:47, 15/02/2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohët dhe me vranësira të shpërndara. Deri të enjten do të ketë ngrica.

Sipas IHMK-së të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore.

Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco