Kjo është gjendja e rrugëve të  Komunës së Prizrenit

Kjo është gjendja e rrugëve të Komunës së Prizrenit

14:15, 14/02/2021

Pas rreshjeve të borës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, nëpërmjet kompanive të kontraktuara, nga dita e djeshme vazhdon angazhimin për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës nëpër lagje e fshatra të komunës së Prizrenit.

Kompanitë do të vazhdojnë punën e tyre sipas planeve operative në terren, ndërkaq vlen të theksohet se në rajonin Zhupës temperaturat kanë arritur deri në -15 gradë celsius, e për këtë arsye hedhja e kripës në disa pjesë të këtij rajoni mund të mos tregojë rezultate të shpejta.

Komuna do të vazhdojë angazhimin e saj për lehtësimin e qarkullimit, ndërkaq ftoj të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, sidomos gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco