Lajm me rëndësi për studentët e UP-së

Lajm me rëndësi për studentët e UP-së

23:11, 13/02/2021

Universiteti i Prishtinës, njofton për regjistrimin e semestrit dhe vendimit të Qeverisë së Kosovës për lirim nga pagesa.

Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studimeve në Universitetin e Prishtinës se në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 2/64, të datës 12 shkurt 2021, nga data 15/02/2021, ora 13:00 deri më datën 19/02/2021 në ora 15:00, do të jetë i hapur SEMS-i për regjistrim të semestrit dimëror dhe veror, për vitin akademik 2020/21.

Sqarim: Regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2020/21 për studentët që deri më tani nuk e kanë regjistruar këtë semestër do të bëhet sipas tarifave që kanë qenë dhe do të mbeten në fuqi.

Ndërkaq, regjistrimi i semestrit veror do të bëhet në përputhje të plotë me Vendimin e Qeverisë të datës 12/02/2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco