Ndërpritet greva e minatorëve të Stan Tërgut

Ndërpritet greva e minatorëve të Stan Tërgut

16:56, 12/02/2021

Greva e minatorëve në minierën e Stan Tërgut e cila kishte nisur si rrjedhojë e mos kryerjes së obligimeve për pagat u ndërpre para pak çastesh.

Kjo ndërprerje e grevës siç mëson Mitropol erdhi pas realizimit të 70% të pagës dhe pas premtimeve se 30% e mbetur do ekzekutohet gjatë javës tjetër pas zgjedhjeve.

Ndryshe, minatorët kishin hyrë në grevë edhe disa muaj më parë, ndërsa kjo grevë e sotme erdhi pak kohë pas emërimit të menaxhmentit të ri të ndërmarrjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco