Komuna e Prizrenit, fillon me kryerjen edhe të dy testeve

Komuna e Prizrenit, fillon me kryerjen edhe të dy testeve

13:27, 10/02/2021

Kryetari i Komunës së Prizrenit, tregon se ashtu siç e kemi bërë traditë, për herë të parë në nivel komunal, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka filluar me realizimin e dy testeve të reja "Holterin" dhe "Ergometrinë", të cilët shërbejnë për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës.

"Ergometria", është aparaturë për zbulimin e të gjitha sforcimeve fizike të zemrës, ndërkaq "Holteri" është një aparaturë për zbulimin e çregullimeve të zemrës, si njëra nga problemet më të shpeshta që hasen tek qytetarët tanë.

Me këtë reformë të re, që e kemi sjellur në shëndetësinë primare, qytetarët e Prizrenit tanimë nuk kanë nevojë që këto shërbime t’i marrin nëpër laboratore private, duke shpenzuar të holla të larta, por mund t’i marrin ato në një institucion publik, pra në Urgjencë! 

Prezantimin e këtyre aparaturave të reja e kemi bërë sot së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj dhe drejtorin e QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, të cilët i falënderoj për angazhimin e jashtëzakonshëm.

Besimi në institucionet shëndetësore po iu kthehet qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco