Kjo është mbulueshmëria e tokës së Kosovës me ujë, tokë e pyje

Kjo është mbulueshmëria e tokës së Kosovës me ujë, tokë e pyje

11:49, 10/02/2021

Sipas të dhënave nga imazhet satelitore të vitit 2018, që janë përpunuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në kuadër të projektit Implementimi i CLC 2018 (Corine Land Cover 2018) në vendet e Ballkanit Perëndimor, i mbështetur nga Agjencia e Mjedisit të Evropës, në Kosovë janë identifikuar 30 klasa të mbulueshmërisë së tokave nga 44 sa ka gjithsej nomenklatura CORINE. 

Këto klasa janë grupuar në 5 klasa kryesore ku dominojnë pyjet dhe zonat gjysmë-natyrore me rreth 57% dhe tokat bujqësore me rreth 38 %, ndërsa që sipërfaqet artificiale përfaqësohen me mbi 4.6% të totalit. Rreth 0.3 % e tokave të mbuluara klasifikohen në klasën e trupave ujorë dhe zonave të lagura (ligatinat). 

Nga të dhënat e prezantuara (tabela: Kategorite e mbulushmëris së tokave 2000-2018 ha) vërehet se gjatë periudhës kohore 2000-2018, ka pasur rritje të vazhdueshme të sipërfaqeve artificiale (zona ndërtuese), ndërsa që ka pasur zvogëlim të sipërfaqeve bujqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco