Komuna e Prizrenit ua heq provizionin qytetarëve për pagesat e shërbimeve komunale

Komuna e Prizrenit ua heq provizionin qytetarëve për pagesat e shërbimeve komunale

14:23, 09/02/2021

Duke filluar nga 1 marsi, qytetarët e Komunës së Prizrenit nuk e kanë për obligim të paguajnë provizionin në vlerë prej 0.50 cent për PTK-në, për të gjitha pagesat Komunale që kapin shifrën deri në 9.99 euro. Këtë lajm e konfimron kryetari i Komunës

Mytaher Haskuka, tha se në bazë të kërkesave të shumta që i kemi pranuar, si Komunë e Prizrenit kemi vendosur që në Qendrën e Shërbimeve të Integruara (One-Stop-Shop), të funksionalizohet edhe shërbimi postar duke hapur brenda saj sportelin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) dhe duke e eliminuar provizionin, të cilin tashmë përsipër e ka Komuna, e jo qytetari. 

SIpas tij prezantimin e këtij shërbimi të ri që do të aplikohet për herë të parë në nivel vendi, e kemi bërë sot bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, të cilin e falënderoj për angazhimin. 

"Ndjehem i lumtur që prej funksionalizimit të QSHI-së, e cila është shembull jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, nga xhepi i qytetarëve të Prizrenit, kemi arritur t’i kursejmë mbi 120 mijë euro duke i thjeshtëzuar mbi 110 procedura të ndryshme", tha kryetari i prizrenit Mytaher Haskuka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco