Mjekësia Nukleare në QKUK, me shërbime të reja

Mjekësia Nukleare në QKUK, me shërbime të reja

16:14, 08/02/2021

Në Klinikën e Mjekësisë Nukleare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë është aplikuar metoda me Jod Radioaktiv për trajtimin e pacientëve, të cilët kanë probleme me gjëndrën tiroide(vetem te pacientet me problemet me Tireotoksikoze), shkruan Syri.net Kosova.

Sipas një njoftimi nga QKUK, Ky shërbim është aktivizuar, pas licencimit të klinikës  nga Agjensioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore(AKMRrSB).

"Me fillimin e implementimit të metodës me Jod Radioaktiv, Mjekësia Nukleare ka kompletuar gamën rreth ofrimit të shërbimeve për problemet me gjëndrën tiroide.

Pas përmirësimit të situatës me Pandeminë COVID-19 dhe furnizimit me materialin e nevojshëm, në Mjekësinë Nukleare ka filluar punën Laboratori i RIA, ku po punohen të gjitha llojet e analizave laboratorike për gjëndrën tiroide si: T3, T4, TSH, AntTPO, AntTG dhe Tg.", thuhet mes tjerash në njoftim.

Mjekësia Nukleare në QKUK, me shërbime të reja Në Klinikën e Mjekësisë Nukleare të Qendrës Klinike Universitare të...

Posted by QKUK- Shskuk info on Monday, February 8, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco