Mot me diell, reshje shiu dhe dëbore për pesë ditët e ardhshme

Mot me diell, reshje shiu dhe dëbore për pesë ditët e ardhshme

19:53, 07/02/2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se këtë javë parashihet të mbajë mot diell shi, erë dhe borë.

Deri ditën e enjte parashihet mot i ndryshueshëm dhe herë-herë me reshje shiu duke mos i përjashtuar edhe intervalet me diell.

Nga dita e premte vendi do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit të cilat do të krijojnë kushte që gjatë vikendit të sjellin reshje bore ndonëse të intensitetit të dobët, por që parashihet të ketë rënje të theksuar në fushat termike.

Temperatura minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-12m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit shpejtësia maksimale e ajrit mund të arrijë deri 18m.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco