Shteti pos kazinove mbyll edhe 15 shkolla në Komunën e Kamenicës

Shteti pos kazinove mbyll edhe 15 shkolla në Komunën e Kamenicës

21:15, 06/02/2021 Nga B. T

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë të Komunës së Kamenicës Selver Lenjani, i ka dërguar  një shkres kryeministrit  Avdullah Hoti lidhur me mbylljen e shkollave në brezin kufitar që nga 14 shtatori i vitit 2020. 

"Syri.net" e ka siguruar shkresën e ndër të tjera në shkresën e dërguar tek kryeministri me 3 shkurt, thuhet se  mbyllja e shkollës fillore nga klasa I-IX në brezin kufitar në fshatin Karaçevë nga kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati. 

Kjo sipas projektit për reformat famkeqe në arsim.

Shkolla fillore në Karaçevën e poshtme numëron 100 nxënës dhe nuk u lejua  të zhvillohet mësimi  vitin 2020-2021 edhe pse i plotëson të gjith akushtet për mbarjvajtjen e mësimit.

Kryetar i BL-së së Karaçevës Selver Lenjani e ka njoftuar kryeministrin Avdullah Hotin se janë mbyllur 15 shkolla në nivel të Komunës së Kamenicës e që 548 nxënës nuk e vijojnë mësimin në lokalitet e tyre.

Shkollat e mbyllura janë ajo në Karçevë të poshtme, Petrovc, Busavatë, Kopërnicë, Shipashnicë e poshtme, Krilevë, Strezovcë, Sfircë, Tugjevcë, Desivojcë, Lisockë, Poliqkë, Dajkovcë, Gmicë, Sedllarë e Krenidell.

"Ne si komunitet kemi reaguar në lidhje me reformat e nisura nga kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati dhe duke mbyllur mbi 15 shkolla, fëmijët nuk vijojnë mësimin në shkollat e tyre", tha Selver Lenjani.

Sipas tij prindërit dhe nxën?sit kanë refuzuar vendimin abnormal të kryetarit.

Banorët shpresojnë se kryeministri Avdullah Hoti do ta marr parasysh  këtë problem  që po përballen.

Banorët kërkojnë nga Avdullah Hoti që ti hapi shkolla, sepse shumica e fshatrave kanë mbetur pa shkolla dhe kjo është një padrejtësi e madhe për nxënësit.

"Kyeministër të gjithë banorët janë të mllefosur  dhe presin nga  ju ti shfuqizoni të gjitha vendimet e marra nga kryetari i Kamenicës për mbylljen e 15 shkolave", thuhet në letrën drejtuar kryeministrit.

Po ashtu  Selver Lenjani ka kërkuar të merret një vendim i shpejt dhe nxënësit ti rikthehen mësimeve  sa më parë. 

Ai ka kërkuar nga kryeministri që  dikush të marr përgjegjësi për humbjen e mësimit, derisa sipas tij fajtor për këtë gjë është kryetari Qëndron Kastrati.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco