Realizohen kërkesat e konferencës së parlamenteve studentore

Realizohen kërkesat e konferencës së parlamenteve studentore

21:51, 03/02/2021

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", ka njoftuar se janë realizuar kërkesat e konferencës së parlamenteve studentore, shkruan Syri.net Kosova.

Kështu kanë konfirmuar edhe vet Parlamenti Studentor me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook, derisa kanë cekur edhe disa prej kërkesave të realizuara pas takimit të së premtes me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin.

Njoftimi i plotë:

Pas kërkesave të shtruara nga Konferenca e Parlamenteve Studentore, në takimin e së premtes (29.01.2021) me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, të gjitha kërkesat janë realizuar.

???? Mësimi në semestrin e dytë (2020/21) do të zhvillohet fizikisht

???? Do të hapen bibliotekat

???? Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor (0 euro)

???? Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master

???? Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit të Doktoraturës

???? Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e MASh

      Studentët nga Lugina e Preshevës nuk paguajnë pagesën e semestrit në vitin e parë të studimeve

? Projekti “FUNZONE” do të bëhet në 14 fakultetet e Universitetit të Prishtinës

? 50,000 euro për Bibliotekën Elektronike

???? 200,000 euro për mobilitetet e studentëve ndërmjet universiteteve shqiptare në rajon

Vendimet zyrtare nga MASh dhe Qeveria e Republikës së Kosovës publikohen ditëve në vijim.

Ky është vetëm fillimi i punës për 2021 nga Konferenca e Parlamenteve Studentore.

03.02.2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco