Apeli i AUV për kosovarët: Mos e hani këtë oriz, është tepër i rrezikshëm

Apeli i AUV për kosovarët: Mos e hani këtë oriz, është tepër i rrezikshëm

19:48, 03/02/2021

Një lloj i orizit është larguar nga tregu kosovar, si dhe është ndaluar përkohësisht importi i tij.

Bëhet fjalë për orizin “Brown Rice Basmati organic 500g”. 

Këtë e ka konfirmuar për Syri.net Kosova, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

“Orizi “Brown Rice Basmati organic 500g” është larguar nga tregu.Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar lajmërimin  nga RASFF sistemi, për kontaminimin e  orizit me prezence të Orchotoxine A (oharotoksinës A) të llojit “Brown Rice Basmati organic” 500 g. I paketuar me qese plastmase  si produkt final në disa vende të Bashkimit Evropian, tregtuar edhe ne Kosovë. Menjëherë inspektorët e AUV-së kanë urdhëruar largimin nga tregu, ndalimin e konsumimit apo tjetërsimi  në çfarëdo mënyre tjetër. Ndalimin e importit deri në një vendim tjetër”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi deklaroi se inspektorët e kanë  urdhëruar distributorin ta largojë produktin nga shitja. 

“Sot inspektorët, kanë urdhëruar distributorin të bëjë tërheqjen e produktit menjëherë nga shitja. Sasia e gjetur  neper pikat shitëse nga distributori  menjëherë është asgjësuar ne prani te inspektoreve sanitare të AUV-s. Po ashtu inspektori ka dhënë urdhëresën qe të bëjë njoftimin e të gjitha pikave kudo në vend për largim nga tregu nëse ka sasi tjetër prezentë. Pas grumbullimit të gjithë sasisë të asgjësohet në prezencë të autoritetit kompetent”, ka thënë ai.

Nga AUV kanë apeluar te qytetarët se nëse e hasin këtë produkt nëpër markete, të mos e blejnë. 

“Njoftojmë të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës, në raste se e hasin në shtije produktin, oriz “Brown Rice Basmati organic” 500 g, mos ta blejnë. Po ashtu në rast se e kanë blerë, mos ta konsumojnë por ta kthejnë në vendin e blerjes. Mbi secilin lajmërim apo ngritje e dyshimit nga sistemet e lajmërimit të organizatave ndërkombëtare të ushqimit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndërmarrë të gjitha veprimet në kohë sikurse vendet tjera, për ta larguar sa me parë produktin nga tregu”, ka deklaruar Thaçi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco