Takohen avokati i popullit me atë të shtetit, ja çfarë diskutuan

Takohen avokati i popullit me atë të shtetit, ja çfarë diskutuan

14:25, 02/02/2021

Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, Sami Istrefi sot është pritur në takim nga Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, të cilin e ka njoftuar me punën dhe aktivitetet e Avokaturës Shtetërore si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion. Gjatë takimit me theks të veçantë u diskutua për rastet në gjykatat e rregullta si dhe ato në Tribunalin e Arbitrazhit Ndërkombëtarë me të cilat Avokatura Shtetërore është duke punuar në vazhdimësi me këto raste.

Nga ana tjetër Qelaj përgëzoi Istrefin për progresin që ka arritur Avokatura shtetërore duke e theksuar rolin shumë të rëndësishëm që ky institucion ka për Republikën e Kosovës. 

Qelaj tha se duke marr parasysh veprimtarinë dhe mandatin kushtetues të institucionit të Avokatit të Popullit, mbetet i përkushtuar për të përkrahur çdo iniciativë e cila do të ndihmonte edhe më tej progresin e AVSH ngase sipas tij, Avokatura Shtetërore duhet të jetë një nga institucionet më të rëndësishme në shtet.

Avokati Istrefi e ka falënderuar Qelajn për bashkëpunimin e ofruar duke vlerësuar njëherit punën dhe angazhimin që ky institucion i pavarur bënë në mbrojtjen e të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco