Paralajmërohen vërshime  nga IHMK-ja

Paralajmërohen vërshime nga IHMK-ja

17:45, 30/01/2021

Si pasojë e reshjeve të shiut të cilat kanë filluar nga pas dita e datës 29/01/2021, të cilat përfshinë pjesën më të madhe të vendit, nëpër disa zona kanë shkaktuar përmbytje, tha se Bashkim Kastrati nga sektori i Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike në IHMK.

Sipas tij kësaj situate i ka kontribuar ngritja e temperaturave ku si pasojë ka ardhur deri te shkrirja e shpejtë e borës, sidomos nëpër viset kodrinore dhe malore, duke shkaktuar organizimin e shpejt të rrjedhave ujore dhe paraqitje të vërshimeve të shpejta.

Ai shtoi se kjo situatë pritet të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim, prandaj lumenjtë do të kenë ngritje graduale. Përkundër situatës së vështirësuar, nuk planifikohet që situata të jetë e tillë siç ishte para 2 jave, kur kishim përmbytje masive. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco