Në brezin kufitar u shkatërrua një vatër e madhe e krimit të organizuar, por jo si duhet

Në brezin kufitar u shkatërrua një vatër e madhe e krimit të organizuar, por jo si duhet

16:12, 23/01/2021 Nga B.T

Katër muaj pas aksionit thuajse më të madh të realizuar nga të gjitha institucionet e zbaitmit të ligjit në Kosovën e paluftës, në brezin kufitar Kosovë Serbi konkreitsh në fshatin Karaqev ka funksionin kazino, bastore, kontraband e llojeve të ndryshme, është deklaruar edhe kryeprokurori i Shtetit.

Burimet jo zyrtare të "Syri.net" nga policia tregojnë se nuk është bërë një vlerësim i operacionit që mos të lajmërohen.

SIpas tyre Aksionin e ka penguar mosdija dhe joprofesionalizmi.

Operacioni ka dështuar për shkak të planifikimit të dobët operativ dhe hetimor e jo për shkak të politikës. 

"Në Kosovë kemi ata që dobët planifkojnë operacione të mëdha dhe zbatojnë ato operacione, por nuk kemi analist të fushës të cilët janë në gjendje në mënyrë profesionale të bëjnë një analizë të operacioneve me q'rast vlerësojnë  përparësit dhe të metat e opracionit nga aspketi taktik dhe ligjor", thonë burime jo zyrtare nga policia.

E Aleksander Lumezi e ka quajtur opericionin më madhor të vitit, ku është shkatërruar një vatër e madhe e krimit të organizuar. Pos lavdatave ka edhe shum kritika për mos realizimin e aksionit sipa duhej dh eku dita ditës zbardhen  fakte të reja.

Të rikujtojmë se pas një debati në kuvend papritmas pasditen e 18 shtatorit të vitit të kaluar ishin nisur drejt brezit kufitar numër i madh i policëve hetuesve, prokuror, inspektorëve e institucioneve tjera, për të arrestuar   të dyshuarit, për tërrënuar objekte e konfiskuar pasurinë e paligjshme që zhvillhetj atje.

"Syri.net", kishte mësuar se një pjesë e personave përgjegjës apo bosave dyshohet ishin njoftuar për aksionin, e ishin arratisur drejt Serbisë e bashkë me ta edhe shumë kapital, pajisje, kafshë e gjësende me vlerë me qëllim të zhdukjes së gjurmëve.

Derisa gjatë aksionit u arrestuan dhjetra persona, në mesin e të cilëve edhe zyrtar policor, u rrënuan  disa objekte të lojrave të fatit e të tjera dhe u konfiskuan gjësende tjera  ku kishte edhe kafshë jo të pakta të cilat dyshohet se ishin të kontrabanduara. 

Nga ana tjetër ende po vazhdojnë polemikat se aksioni ishte i sukseshëm e për disa i dështuar.

Ish drejtori i policisë Rashit Qalaj, i shkarkuar nga qeveria Hoti, ka akuzuar  ministrin e Brendshëm Agim Veliun se me parlajmërimin e aksionit jo vetëm se informoi shkelësit e ligjit atje, por edhe pengoi aksionin të realizohet si duhet.

Derisa ministri i Brendshëm Agim Veliu kishte akuzuar kryeministrin Albin Kurti, që të ndërmarrin aksion për në Karaçevë, por që ishte refuzuar.

Por pa fajsuar nuk mbeti as  ish drejtori i policisë, se si ka mundësi që numër aq i madh i policëve të ishin pjesë e grupit  kriminal e ai pas arrestimit të tyre nuk dha dorëheqje.

Derisa pas katër muajsh nga aksioni ka folur edhe kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi.

Ai tha se falë një hetimi të gjatë të udhëhequr nga Prokurori i Shtetit dhe një bashkëpunimi të ngushtë me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, si me Policinë dhe Inspektoratin
Policor, në shtator të vitit 2020 është zhvilluar një operacion i madh në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Sipas tij me urdhër të prokurorisë u shkatërrua një vatër e madhe e krimit të organizuar, me ç’rast janë arrestuar dhjetëra persona në mesin e tyre edhe
zyrtarë policorë, si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të gjërave me vlerë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco