Ura që lidh Kosovën me Serbinë drejt shkatërrimit e izolimit të brezit kufitar

Ura që lidh Kosovën me Serbinë drejt shkatërrimit e izolimit të brezit kufitar

15:12, 23/01/2021

Banorët e brezit kufitar konkretisht ata  përreth fshatrave të Karaqevës së Komunës së Kamenicës dhe  andej kufitit  të fshatrave të Breznicës së Komunës së Bujanocit, rrezikojnë të izolohen edh emë shumë.

Kjo për shkak se ura  e cila gjindet në Karaqevë të Poshtme po rrezikon të shembet dita ditës dhe lëvizja  mbi të  jo rrallë herë mund të jetë e rrezikshme, edhe pse  nga komuna e Kamenicës thonë se ajo është e sigurtë.

Derisa kryetari i Bashkësisë Lokale të Breznicës, Nazim Hajdini, tregon për "Syri.net", se ura po   bie dita ditës dhe po paraqet rrezik për kalimtarët  që janë të shumtë andej e këndej kufirit.

Sipas tij rrënimi i urës izolon edhe banorët e shumtë të këtyre anëve t1% cilët lëvizien andej e këndej.

Ai tregoi se kanë kërkuar nga Komuna e Kamenicës rindërtimin, por edne konkretet nuk ka sasgjë, duke pritur sa më parë ndërtimin e saj.

Nga ana tjetër Qendorn Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës, tha për "Syri.net", se janë duke bërë përpjekje me Qeverinë që sigurojnë mjetet për ndërtimin e urës që lidh Karaqevën me Breznicën.

Ai tregoi se kanë pastruar shtratin e lumit dhe presin që së bashku me qeverinë në të ardhmen edhe ura të rindërtohet. 

Kryetari i Kamenicës tha se  edhe përkundë  rënies së urës ajo  sipas analizimit është e sigurtë për lëvizje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco