BSPK-ja, i gëzohet marrëveshjes së Qeverisë me SBASHK-un

BSPK-ja, i gëzohet marrëveshjes së Qeverisë me SBASHK-un

14:36, 22/01/2021

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përshëndet arritjen e marrëveshjes ndërmjet SBASHK-ut me Qeverinë e Kosovës për një mbështetje shtesë në paga për tërë sektorin e arsimit për arsye të shtimit të volumit të punës dhe për arsye të rrezikshmërisë së theksuar nga Covid 19. 

Avni Ajdini, kryetari BSPK-së ka përshëndet dhe i gëzohet marrëveshjes së SBASHK-ut, Qeverisë  dhe Ministrisë së Arsimit lidhur me nënshkrimin e Kontratës së re Kolektive për sektorin e arsimit.  Marrëveshjet  për realizimin e këtyre dy kërkesave legjitime  të SBASHK-ut i konsiderojmë si përkushtim të institucioneve për të vlerësuar  angazhimin e vazhdueshëm të punëtorëve të arsimit në realizimin e misionit të tyre në edukimin e armimin e brezave nëpër vite e dekada. 

"Besojmë se duke ndjekur këta shembuj të mirë të bashkëpunimit e marrëveshjes, do të punohet shumë edhe në nënshkrimin e Marrëveshjes së Përgjithshme në nivel vendi", tha Avni Ajdini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco