As 69 rastet e shënjestruara nuk po ia liberalizojnë Kosovës vizat

As 69 rastet e shënjestruara nuk po ia liberalizojnë Kosovës vizat

14:28, 22/01/2021 Nga B.T

Numri i rasteve të shënjestruara që kanë të bëjnë me korrupsionin e nivelit të lartë, krimin e organizuar dhe krimet e tjera të rënda nga ana e prokurorive ka arritur në 69, mëson "Syri.net'. Por edhe përkundër kësaj  qytetarët e vendit vazhdojnë të mbeten të izoluar.

Derisa nga ana tejetër njohësit e  fushës së drejtësisë kritikojnë se sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor kanë dështuar në trajtimin e rasteve të shënjestruara. 

Në anën tjetër kërkohet angazhim edhe më i madh kur dihet se Kosova ka mbetur vendi i vetëm i izoluar apo pa liberalizim vizhash, e ku qytetarët po presin tash sa kohë  këtë proces e i cili asesi të përfundoi si shkak i mos luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit. 

Në korrik të vitit 2018, Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova kishte përmbushur standardin në udhërrëfyesin e tij për liberalizimin e vizave për të forcuar regjistrin e rasteve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Këto përpjekje duhet të vazhdojnë dhe Komisioni do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive zhvillimin e mëtejshëm të këtij regjistri specifik të rasteve. 

Mekanizmi i regjistrit të rasteve për liberalizimin e vizave, i krijuar në vitin 2015 për të monitoruar dhe koordinuar rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë. 

Ky regjistër i rasteve u hartua në kontekstin specifik të standardeve të liberalizimit të vizave. 

Përfundimisht, duhet të ketë një regjistër gjithëpërfshirës të rasteve, i cili mbulon të gjitha rastet e nivelit të lartë në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, thuhet në raportin e fundit të prgresit për Kosovën. 

Si të tilla, rregullat që rregullojnë përfshirjen e rasteve brenda këtij mekanizmi (procedurat standarde të operimit) duhet të rishikohen për të lejuar që të gjitha rastet kundër zyrtarëve të nivelit të lartë të përcaktohen me përparësi dhe të trajtohen me nivelin më të lartë të shqyrtimit brenda një regjistri të rasteve të vetëm gjithëpërfshirës dhe të përgjithshëm.

Komisioni rekomandon që të gjitha rastet e shënjestruara për liberalizmin e vizave ku përfshihen zyrtarët e lartë shtetërorë duhet të trajtohen me prioritet dhe seriozitetin më të madh.

E kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, tha se kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është agjendë shtetërore e Republikës së Kosovës dhe një element shumë i rëndësishëm në rrugën integruese të shtetit tonë në familjen e madhe evropiane.

"Në këtë drejtim kemi shënjestruar edhe tetë (8) raste të reja që kanë të bëjnë me korrupsionin e nivelit të lartë, krimin e organizuar dhe krimet e tjera të rënda, duke e
dërguar në 69 numrin e rasteve të shenjëstruara", tha Lumezi.

Kryeprokurori shtoi se gjatë vitit të kaluar janë ngritur aktakuza të ndryshme për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ku në mesin e të akuzuarve ka edhe ish-ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjyqtarë, policë dhe zyrtarë të tjerë shtetëror, me ç’rast kemi dëshmuar se askush nuk është i paprekshëm për Prokurorin e Shtetit dhe se do të vihen para drejtësisë të gjithë ata persona që kanë rënë ndesh më ligjin, pavarësisht statusit të tyre në shoqëri apo funksionit që ushtrojnë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco