Vërshimeve nuk i shpëton as strehimorja e qenve

Vërshimeve nuk i shpëton as strehimorja e qenve

09:43, 13/01/2021

Një nga vendet që është prekur nga përmbytjet e fundit, është edhe e ashtuquajtura “strehimore” e më shumë se 50 qenve, që kinse menaxhohet nga Flora Bujupi.

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, njofton se gjatë këtyre përmbytjeve, në këtë lokacion, strehimoren e ka kapluar uji dhe në mungesë të prezencës së znj. Bujupi, kanë humbur jetën shtatë qen deri më tani.

Andaj, si masa që duhet të ndërmirrën për të mos u përsëritu një gjë e tillë:

Së bashku me organizatën Kosova Pet Rescue dhe me ndihmën profesionale veterinare të organizatës StrayCoco, organizata jonë do të angazhohet të gjejë adoptues për qentë në strehimoren e znj. Bujupi, ashtu që numri i qenve në këtë strehimore të bie dukshëm. Ashtu siç ia kemi thënë znj. Bujupi jo vetëm tani, por edhe shumë herë më herët, me kapacitetet që i ka, nuk duhet të pranojë qen të ri në strehimore. Thjeshtë, nuk ka kapacitetet të kujdeset për numër të madh të qenve.

Të sigurohet që Znj. Bujupi e ndalon aktivitetin e saj për të shpëtuar qen, sepse ka dalur jashtë menaxhimit të saj ngaqë numri i qenve që do të strehohen, vetëm po rritet. Ka edhe nje numër të mjaftueshëm në strehimoren e vjetër në Lipjan, që mbetën të bartën në strehimorën e Ferizajit.

Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë dashamirësve të kafshëve, të ndihmojnë në shpëtimin e qenve në atë strehimores qoftë përmes donacioneve që do të menaxhohen nga ne, qoftë përmes angazhimit për të gjetur adoptues për këta qen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco