Protesta e sotme është kauzë që përfaqëson vlerat e sundimit të ligjit

Protesta e sotme është kauzë që përfaqëson vlerat e sundimit të ligjit

17:00, 12/01/2021

Analisti Ehat Miftaraj, ka reaguar  pas arrestimit dhe dhunës ndaj  një grupi politik që po kërkojn  zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë.

Sipas tij 400 gjoba ndaj qytetarëve të thjeshtë për mos respektim të masave kundër COVID-19, vetëm dje!

Ai shtoi se zero gjoba të shqiptuara ndaj partive politike për mos respektim të masave kundër COVID-19, së paku në 30 ditët e fundit.

Arrestime dhe dhunë ndaj një grupi të një partie politike se kërkon që ligji të zbatohet në mënyrë të drejtë, barabartë dhe të paanshme  për të gjithë!

"Kosova është shumë më e mirë se këta që sot na përfaqësojnë në politikë, në institucione të drejtësisë dhe sigurisë", tha Miftaraj. 

Ai shton se Dardan Molliqaj ka mundur të përfaqësoj në të kaluarën kauza ku edhe e kemi gjykuar publikisht, por kauza e ditës së sotme është kauzë  që përfaqëson vlerat e sundimit të ligjit.

Sipas tij  këto vlera sot u përdhosën, u shkelen.  Sot edhe një herë u vra sundimi i ligjit dhe baza e demokracisë, e drejta për tu shprehur dhe mos u pajtuar me politikat diskriminuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco