Lajm i mirë për pensionistët, veteranët e të tjerët

Lajm i mirë për pensionistët, veteranët e të tjerët

16:53, 12/01/2021

Ministri i Punës e Mirëqenies Sociale  Skender Reçica, njofton se pensionistët, veteranët dhe përfituesit e tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid 19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj, se kanë shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021.

Ai kërkon nga këto kategori që deri më datë 31.03.2021 mos të paraqiteni në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë. 

Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dalura nga lufta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco