Edhe sot borë e shi, por ja çfarë moti na pret në pesë ditët e ardhshme

Edhe sot borë e shi, por ja çfarë moti na pret në pesë ditët e ardhshme

15:44, 10/01/2021
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj edhe për këto pesë ditë të parashikimit.

Siç njofton IHMK, reshjet e shiut dhe të borës të cilat tani po bien, do të vazhdojnë edhe gjatë natës së dielës, por nga dita e hënë reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius

“Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj edhe për këto pesë ditë të parashikimit. Në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme. Reshjet e shiut dhe të borës të cilat tani po bien, do të vazhdojnë edhe gjatë natës së dielës, por nga dita e hënë reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar. Sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dy fish më pak . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco