Kosova përfshihet nga përmbytjet/ Mes borës dhe shiut, FSK evakuon banorët me gomone

Kosova përfshihet nga përmbytjet/ Mes borës dhe shiut, FSK evakuon banorët me gomone

21:31, 09/01/2021

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje edhe në disa zona të Kosovës, ku ajo më e prekura është zona e Gjakovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës, në njoftimin e fundit për mediat, bëri me dije se në orët e mbrëmjes së të shtunës iu ka ardhur në ndihmë rreth 60 banorëve në Gjakovë, banesat e të cilëve ishin përfshirë nga uji dhe rrezikonin seriozisht jetën.

Banorët e evakuuar, disa prej të cilëve me gomone, janë dërguar në aeroportin e Gjakovës për t’u strehuar në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet në Kosovë vijojnë të jenë në gatishmëri pasi meteorologët parashikojnë përkeqësim të kushteve atmosferike në orët dhe ditët në vijim./A2/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco