Policia për shqiptarët e Luginës ka qenë vazhdimisht mekanizmi i represionit

Policia për shqiptarët e Luginës ka qenë vazhdimisht mekanizmi i represionit

19:14, 09/01/2021

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi Ragmi Mustafa thotë se policia për shqiptarët e Luginës së Preshevës ka qenë vazhdimisht mekanizmi i represionit, institucioni i cili ka kultivuar armiqësin, frikën dhe mosbesimin.

Sipas tij pas dekadash diskriminimi zyrtar dhe abuzimi nga Marrëveshjes së Konçulit të vitit 2001 vëzhguesit ndërkombëtarë, udhëheqësit lokalë shqiptarë dhe zyrtarët e Beogradit, të gjithë ranë dakord që policia duhej reformuar me urgjencë. Shqiptarët dhe të gjithë të tjerët u përpoqën të krijonin një forcë policore që do të pasqyronte përbërjen etnike të popullsisë.

Prandaj, kusht thelbësor për sigurimin e paqes dhe rindërtimin e besimit pas përfundimit të armiqësive ishte krijimi i një force policore multietnike, e parë si hapi fillestar në procesin e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
OSBE ishte e ngarkuar me mbikëqyrjen e një projekt në tre faza për rekrutimin dhe trajnimin e një force policore multietnike. Policia multietnike fillimisht u pa si një histori suksesi në zgjidhjen e konflikteve edhe në Ballkan.
Sidoqoftë, me kalimin e kohës efekti i saj në procesin e paqes është vërë në dyshim.

Prandaj, suspendimi i katër policëve – pjesëtar të komunitetit shqiptar - në Komunën e Bujanocit nga Stacioni Policor shihet në kuadër të një fushate më gjithëpërfshirëse. E cila ka inkurajuar frikë e mosbesim tek shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Kjo fushatë ka shënjestruar komunitetin shqiptarë dhe krijuar një klimë ksenofobe e albanofobe.

Kjo klimë është produkt e një qasje të tillë sistematike e mbështetur nga politikat qeveritare. 
Ne duam policinë ku janë të përfshirë të gjitha komunitet në proporcion me strukturën etnike të popullsisë e cila siguron trajtim të barabartë për të gjithë pa paragjykuar përktësin fetare, etnike, gjinore a cfardo tjetër. Pra, polici të barabartë për barazi. 

I bëj thirrje Ministrit të Punëve të Brendshme, z.Aleksandër Vullin, ktheni në punë të suspenduarit dhe siguroni barazinë ligjore të përfaqësimit të komuniteteve në polici për çfarë keni detyrim kushtetues.

Nënpërfaqësimi i shqiptarëve në nstitucionet republikane ishte edhe konstatim i Raportit të Progres të BE 

Jo polici e cila ngrit procedura gjyqësore ndaj kreut të KKSH-ës përshkak të ngritjes së flamurit kombëtar. Dhe jo polici ku ministri i saj është paditur për gjuhë të urrejtjes dhe qasje diskriminuese. 

Sipas një hulumtimi të Këshillit Kombëtar Shqiptar i cili do të publikohet shumë shpejtë shifrat e përfaqësimit të komunitetit shqiptar në Stacionin Policor në Bujanoc për vitin 2020 janë të frikshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco