Fryhet Vjosa/ Nis evakuimi i familjeve të kërcënuara nga rritja e nivelit të lumit në Vlorë

Fryhet Vjosa/ Nis evakuimi i familjeve të kërcënuara nga rritja e nivelit të lumit në Vlorë

20:01, 08/01/2021

Gjatë ditës së sotme, pas përmbytjeve të shumta të territorit në Bashkinë e Vlorës, ka mbërritur edhe forcat e emergjencave për të bërë evakuimin banorëve të cilët rrezikohen nga uji i reshjeve të shiut.

Niveli i lumit Vjosa pranë urës së Mifolit ka shkuar në nivelin 7.3 m thellësi, ndërkohë që pranë fshatit Fitore po evakuohen familjet e para që ndihen nën kërcënimin e përmbytjes, sipas raportimeve nga terreni.

Për tu theksuar është fakti se lumi Vjosa vazhdon të ketë prurje të mëdha të ujit, ndërsa pritet që orët e vona të natës të jenë kritike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco