Prej sot asnjë makinë e Malishevës nuk do ti ketë targat '07'

Prej sot asnjë makinë e Malishevës nuk do ti ketë targat '07'

10:16, 08/01/2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të qëndrojë për një vizitë në Komunën e Malishevës, ku do të takohet me  kryetarin dhe zyrtarët e saj pasdite rreth orës 15.00.

Në këtë takim do të bëhet njoftimi për pronarët e automjeteve të Komunës së Malishevës se, që nga data 11 janar 2021, do të pajisen me targat e automjeteve me kodin 04, një kërkesë kjo e kahmotshme e qytetarëve të Malishevës, e shprehur qartë përmes të gjitha strukturave komunale dhe partive politike të kësaj komune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco