Në pritje të Fondit për dërgimin jashtë vendit, një i lënduar me 50 për qind djegie, pesë të tjerë pa vetëdije

Në pritje të Fondit për dërgimin jashtë vendit, një i lënduar me 50 për qind djegie, pesë të tjerë pa vetëdije

12:59, 06/01/2021 Nga B.T.

Edhe më tej gjashtë nga 44 të lënduarit nga shpërthimi që ndodhi pasditën e së martës në restaurantin Steakhouse në qendrën tregtare  The Village në Ferizaj, gjendja  e tyre është e rëndë dhe të cilët janë pa vetëdije pasi mbi 30 për qind e trupit e kanë të djegur, derisa njëri mbi 50 për qind, konkretisht   kanë djegje të fytyrës edhe rrugëve të frymarrjes. 

Derisa të lënduarit tjerë janë në gjendje më të mirë.

E për këtë ekipi mjekësor nga QKUK-ja ka vendosur që gjashtë pacientët  që janë në gjendje të rëndë të dërgohen për trajtim shëndetësor jashtë vendit e për të cilën pritet të vendos Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, raporton "Syri.net".

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Reanimacioni Nehat Baftiu, tregon për "Syri.net"  se 15 pacientët që ishin paraqitur në Qendrën Emergjente, është intervenu në 13 prej tyre.

Ai tregoi se 6 pacientë janë në mjekim intensiv të anestezilogjisë dhe reanmacionit dhe janë në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije, ku kanë të djegur mbi 30 për qind të trupit, konkretisht fytyrës dhe rrugëve të frymarrjes. 
 
Derisa njëri ka mbi 50 për qind të trupit të djegur.

Ai tregoi se këta 6 pacientë  të cilët kanë djegje  të fytyrës  e rrugëve të frymarrjes është vendosur  nga ekipi mjekësor i QKUK-së që të dërgohen  jashtë vendit  për trajtim dhe  dita se kur do të financohen nga Fondi i Sigurimeve  Shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë e cila do të  financoj trajtimin djegje te fyteyer rrugeve  të frymarrjes

Doktori Nehat Baftiu, tregoi se  8 pacientët e tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe janë në gjendje të mirë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco