Kolona e pritje në dalje të Merdares e Dheut të Bardhë

Kolona e pritje në dalje të Merdares e Dheut të Bardhë

12:48, 04/01/2021

Edhe gjatë kësaj fillim jave kanë vazhduar pritjet dhe kolonat e gjata në dalje të kufijve të vendit me shkuarjen e mërgimtarëve të cilët  si asnjëherë më parë  në numër më të madh kishin ardhur për pushime në vendlindje. 

Derisa sot  kolona e pritje më të gjata ka në dalje të pikë kalimit kufitar Merdare, ku pritjet ishin mbi dy orëse apo nga 120-130 minuta e kolona ka rrritur në rreth një kilometër apo  skatësisht 900 metra.

Derisa "Syri.net", ka qëndruar pasditen e diele në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë- Konqul, e cila pikë ka qenë më e frekuentuar.

Derisa sot tek kjo pikë pritjet  janë rreth një orëshe apo nga 40-50 minuta e kolona 130-150 metra.

E në pikë kalimin kufitar Muçibabë në dalje  pritjet janë nga 20-25 e kolonat 100 metra

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar  e cila tregon për situatën e fluksit nëpër pikëkalimet kufitare, në dalje të pik kalimeve tjera me të gjitha shtete nuk ka pritje e kolona dhe ato janë deri në 5 minutëshe.

Ndërsa kolona në pikën kufitare në Muçibabë është 100 metra, ndërsa në Jarinje 50 metra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco