Pandemia mbylli kosovarët edhe më shumë, vizitojnë Shqiprinë si kurrë më parë

Pandemia mbylli kosovarët edhe më shumë, vizitojnë Shqiprinë si kurrë më parë

23:49, 03/01/2021 Nga B. T

As festat e fund vitit nuk i kanë ndaluar kosovarët që ato ti kalojnë në Shqipëri.  Edhe këtë fund javë qindra mijra  veta kanë kaluar kufirin andej e këndej, raporton "Syri.net'. 

Dikush  për një ditë e të tjerë për disa ditë kanë qëndruar atje për tu relaksuar, kur dihet se në vendin tonë bartja e maskave ësht obligative.

Tani më jo pak kosovarë edhe kanë blerë banesa, prona e objekte tjera atje e sidomos në vendet bregdetare dhe thuajse vajtje ardhjet i kanë bërë  të shpeshta e jo vetëm gjatë verës, por thuajse gjatë tërë vitit.

Makina e autobusë jo të pakët shihen gjithandej qyteteve shqiptare,  sidomos rrugëve të Tiranës, Durrësit e Lezhës e rajoneve tjera. 

 Një fluks më i madh i kosovarëve  gjatë vitit 2020 drejt Shqiprisë ndodhi edhe si shkak i mbylljes së kufijëve  të shumë shteteve dhe kërkesave  të testeve. 

Pra pandemia, bëri që kosovarët nuk munges të  shkuarjes në vende të ndryshme, ta kenë thuajse vetëm këtë zgjidhje e të cilën e kanë shfrytëzuar si kurr më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco