Gjilani shpëtoi nga vërshimet, por jo edhe nga pandemia

Gjilani shpëtoi nga vërshimet, por jo edhe nga pandemia

12:49, 30/12/2020

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunës së Gjilanit Sami Spahiu ka raportuar në pika të shkurtëra para kryetarit Lutfi Haziri  dhe bordit të drejtorëve të Komunës së Gjilanit, për punën në Drejtorinë Për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) gjatë vitit 2020.

Sipas tij e  gjithë kjo punë është realizuar, falë një pune ekipore të stafit të DMSH,  NjPZSh,  IP dhe SHZV, të mbështetur dhe koordinuar mirë me zyrën e kryetarit dhe të gjitha subjekteve relevante që janë përfshirë në realizimin e planit të paraparë për këtë vitë. 

"Ky vit, në komunën tonë është karakterizuar si më i qeti dhe me mësë paku probleme në aspektin goditjeve nga vërshimet, zjarret dhe fatkeqësitë e tjera, por një ndër vitet më të rënda dhe të vështira në menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia e virusit covid-19, e paraqitur qysh në muajin mars të këtij viti e deri më tani", tha Sami Spahiu.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim lutet që të shërohen sa më shpejtë që është e mundur  të gjithë të prekurit me covid-19,  dhe ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që humbën më të dashurit e  tyre nga virusi covid-19.  

"Ne po bëjmë punën më të mirë të mundshme, me të gjitha vështirësitë që kemi në kapacitetet  egzistuese. Urojmë që viti i ri 2021, të kalojë sa më të qetë dhe me sa më shumë gëzime në familjet tona, duke ju uruar një vitë me plotë dashuri mes njëri tjetrit dhe suksese në të ardhmen", tha drejtori Sami Spahiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco