'Trafiku Urban' refuzon centët, por mund të ndëshkohet

'Trafiku Urban' refuzon centët, por mund të ndëshkohet

16:33, 17/10/2020 Nga Dardan Gashi

“1 dhe 2 cent nuk janë pare prandaj si marrim”, kjo fjali dëgjohet shpesh nëpër bizneset private në Kosovë.

Ani se Ligji Nr. 06/L-034 për Mbrojten e Konsumatorit, pika 2, thotë se gjatë shitjes së mallrave dhe shërbimeve, shitësi është i obliguar që të pranoj edhe monedhat e imëta nga konsumatori, një gjë e tillë nuk ndodh nëpër bizneset private.

Por, një dukuri e tillë, raportohet se po ndodh edhe në ndërmarrjet publike, pikërisht tek “Trafiku Urban në Prishtinë.

Qytetatë të shumtë, kanë shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për të paraqitur ankesat e tyre, se në rastin që tentojnë të pajisjen me biletë udhëtimi, iu refuzohet pagesa me vlerat 1 dhe 2 cent.

Image

Për me tepër, arsyetimet nga kondukterët, përfshijnë edhe 'Bazën Qëndrore' të 'Trafikut Urban', me faktin që nga ata nuk e kanë të lejuar t’i pranojnë këto vlera.

Syri.net Kosova, ka kontaktuar Drejtorin Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike, “Trafiku Urban” Lulzim Rexhepaj, i cili ka thënë se nga kondukterët, pranohen te gjitha llojet e monedhave dhe nuk ka vendim te tillë nga "Baza"

Rexhepaj, ka njoftuar se pas raportimeve që ka paraqitur Syri.net Kosova, nga Komisioni i Ankesave është mbajtur takim me zyrtarët përgjegjës të Zyres se Financave dhe Sektorit te Transportit.

“Ankesën e qytetarëve e percjellur nga ana e juaj, është trajtuar nga Komisioni i Ankesave dhe eshte mbajtur takim me zyrtarët përgjegjës të Zyres se Financave dhe Sektorit te Transportit, qe i bie se eshte hulumtuar çështja tek stafi i autobusit (kondukterët) dhe arkëtaret qe janë pjese e Zyres se Financave te cilat i pranojnë mjetet e inkasimit ditor, apo “Baza” siç eshte aluduar.Në autobusët e Trafikut Urban pranohen te gjitha llojet e monedhave dhe nuk ka vendim te tillë, andaj nëse kjo dukuri përsëritet, qytetaret mund t’i adresojnë ankesat e tyre në disa mënyra te kontaktit sipas sqarimeve qe i gjeni brenda secilit autobus.

Tutje, Rexhepaj ka sqaruar edhe mënyrat se si qytetarët mund t’I raportojnë rastet e tilla.

“U bëjmë thirrje publike qytetarëve se nëse hasin në ndonjë kondukter qe heziton te pranojë monedhën 1 cent apo 2 cent, te dërgojnë ankesën ne nje nga mënyrat per t’u ankuar qe i gjeni në Fleten Njoftuese brenda autobusit, duke e shënuar kohen, datën dhe nr. e tabelave të autobusit. Komisioni i Ankesave do ta shqyrton secilën ankese dhe per verifikim do t’i përdor edhe incizimet e kamerave qe janë aktive brenda secilit autobus”

Syri.net Kosova, mëson se nga Banka Qëndrore e Kosovës, nuk ka asnjë institucion/ ndërmarrje publike që ka leje të veçantë për mos pranimin e këtyre vlerave (1 dhe 2 cent).

Kryetari i Organizatës “Konsumatori” Selatin Kaçaniku, për Syri.net Kosova, thotë se ata kanë alarmuar vite më pare se në treg humbin rreth 50 milionë euro, për arsye të mos kthimit të kusurit në apoenë metalikë.

Ndërsa, për ankesat e qytetarëve, karshi kondukterëve të "Trafikut Urban", ai thotë se është simptomë i keq nëse disa konduktorë e kanë marrë ligjin, vendimin në dorë dhe kështu dëmtojnë e indinjojnë qytetarin konsumator - pasagjer.

“Po paragjykoj se mund të bëhet fjalë “për një këshillë “ nga eprorët e tyre për t ia matur “pulsin e disponimit / reagimit” qytetarit konsumator - pasagjer. Edhe nëse nuk është  “marifet” i ideuar nga ata përgjegjësia prap bie mbi ta sepse ata duhet të kenë gjendjen nën kontrollë “ shton ai

Ai vlerëson se  të gjitha llojet dhe nivelet e inspektorateve duhet të reagojnë menjëherë dhe të ndërpresin këtë ”kulturë” që më shumë është mendësi e çoroditur.

“Askush nuk ka të drejtë, përveç BQK-së në emër të institucioneve të Shtetit (dhe të BE-se, meq EURO është valutë / mjet pagese që qarkullon në të gjitha shtetet e BE-së dhe jo vetëm) “ta shpallë të pavlefshme” ose ta denominojë valutën / mjetin e pagesës të njohur me Kushtetutë e me Ligj !”

Kaçaniku, shton se qytetari konsumator( pasagjer) duhet të insistojë në të drejtat që i takojnë.

“E drejta, obligimi i tij është që të paguaj prodhim, mall ose shërbim me valutë,mjet pagese të njohur në Shtet - në apoenë, monedha metalike ose letre të vlerave me të cilat ai disponon për momentin. Nuk i takon disponimit, vullnetit të konduktorit se cilën monedhë do ta parapëlqejë”

Ndryshe, monedhat metalike në Kosovë janë të disponueshme në denominimet prej 1 cent, 2 cent, 5 cent, 10 cent , 20 cent, 50 cent, 1 Euro dhe 2 Euro. Monedhat më të vogla se 50 cent quhen ‘monedha të vogla’ ose “monedha të kuqe”

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco