Heronjtë e nënçmuar nga shteti

Heronjtë e nënçmuar nga shteti

20:52, 26/09/2020

Doktori Elmi Olluri, thotë se klasa politike i quan mantelbardhët heronjë. Ata na kanë treguar me kohë, por ne nuk e kuptuam ende.

Ai shton se heronjët nuk paguhen, sepse bëhen mercenarë.

Heronjët duhet duruar dajakun, sepse janë heronjë.

Heronjët therren me thikë sepse ashtu duhet duruar, jemi heronjë.

Politika na a thënë me kohë ju jeni heronjë . Ata kanë treguar me kohë se ju jeni heronjë. Atëherë ju duhet të punoni e kush dëshiron, juve mundet e iu përdhos, t'iu jep dajak, t'iu therrë, sepse ju jeni heronjë.

"Kjo që ju ndodhë mantilbardhëve në Kosovë nuk i ndodh asnjë mantilbardhi/e në botë. Kot protestojmë, kot shkruan komunikata sindikata, kot reagon OM", tha Olluri.

Doktori shtoi se kanë pranuar statusin e HEROIT dhe ata që vendosin na shofin për të madhe -  pse këta janë heronjë dhe kërkojn paga kur dihet se heronjët nuk paguhen, ata nuk janë mercenarë.

Pse këta ankohen kur dikush i shan nënqmon, i grushton, i therr e i prenë; Këta jan heronjë.

Në vendet ku manilëbardhë/et nuk janë heronjë por vlera intelektuale dhe profesionale , pagat janë dënjitetëshme , ndërsa sulmi mbi manilbardhët/et minimalisht denkhet me 10 vite dënim

Mos të ankohemi sepse e humbim statusin e “HEROIT”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco