Dhjetë të burgosur bëhen saldues

Dhjetë të burgosur bëhen saldues

15:28, 21/09/2020

Në Qendrën Korrektuese Dubravë, në kuadër të bashkëpunimit në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Organizatës  “Help Kosovo”, dhjetë të burgosur kanë filluar trajnimin  profesional për saldim, me ç ‘rast pas përfundimit do të pajisen me ISO certifikim.

Qëllimi i  organizimit të trajnimeve në burgje është mbajtja dhe zhvillimi i aftësisë profesionale të të burgosurve, përveç kësaj këto trajnime normalizojnë jetën e përditshme në burg.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, me këto trajnime synon në korrektimin, risocializimin, rritjen e aftësive dhe krijimin mundësive më të mira të të burgosurve për të vazhduar jetën edhe pas lirimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco