Shteti do ta njohë stazhin e punëtorëve kosovarë të larguar me dhunë në vitet '90

Shteti do ta njohë stazhin e punëtorëve kosovarë të larguar me dhunë në vitet '90

14:50, 21/09/2020

Ministri i Punës dhe Mirëqenjes Sociale, Skënder Reçica, ka gëzuar të gjithë punëtorët e viteve të 90-ta nga pushteti serb.

Reçica përmes një postimi në Facebook, ka njofuar se njohja e stazhit të punës për punonjësit e larguar me dhunë viteve të 90-ta nga pushteti serb tashmë ka nisur.

"Njohja e stazhit të punës për punonjësit e larguar me dhunë viteve të 90-ta nga pushteti serb tashmë ka marrë rrugë, pasi që kemi hartuar plotësim-ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, ku parashihet edhe njohja e këtij stazhi.
Ndërsa Reforma e përgjithshme pensionale do të adresoj të gjitha preokupimet e gjithë qytetarëve, punonjësve dhe pensionistëve duke instaluar sistemin e sigurimeve sociale" ka shkruar ministri.

Shkrimi i plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco