Benzina shtrenjtohen për 1 cent, ndërsa nata për 0,25 në Shkup

Benzina shtrenjtohen për 1 cent, ndërsa nata për 0,25 në Shkup

13:34, 21/09/2020

Çmimet me pakicë të eurodizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri rriten për 0,50 denarë dhe prej sonte në mesnatë do të jenë 49,50 denarë për një litër, përderisa i benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për dy denarë.

Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 60,50 denarë për një litër, ndërsa i EUROSUPER BS-98 do të jetë 62,50 denarë, bëri të ditur Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas KRRE-së, çmimi me pakicë i mazutit rritet për 0,762 denarë dhe do të jetë 25,311 denarë për një kilogram.

“Vendimi për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës është rezultat i rritjes së çmimeve të bursave te te gjitha derivatet e naftës në javën e kaluar.

Shkaku kyç për këtë trend janë efektet negative nga uragani Sali në Amerikë, për shkak të së cilit nga e mërkura e kaluar janë mbyllur rafineritë në Meksikë, me çka është ndërprerë prodhimtaria, ndërsa rezervat janë në minimum.

Nga ana tjetër, në këtë periudhë kërkesa nga derivatet e lehta është rritur, ndërsa për shkak të ofertës së kufizuar gjatë javës së kaluar në bursat botërore janë regjistruar rritje e dukshme e fraksioneve të benzinave dhe lubrifikantë të rëndë”, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco