Këto dokumente duhet t’i keni për të aplikuar në UP

Këto dokumente duhet t’i keni për të aplikuar në UP

10:43, 21/09/2020

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur konkurs për pranimin e studentëve të rijnë.

 
Ky konkurs do të jetë i hapur nga data 21 shtator e deri me 30 shtator.

E të rinjtë që dëshirojnë e Universitet të Prishtinës duhet të kenë më veti disa dokumente.

a) Ekstraktin e lindjes (origjinal) jo më i vjetër se 6 muaj,

b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, të noterizuara ose dublikatë),

c) Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal, të noterizuar ose dublikatë),

d) Kopjen e letërnjoftimit,

e) Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (linku) për konkurrim online përmes internetit është: http://apliko.uni-pr.edu

f) Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë,

g) Dëshminë mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit-Lista e institucioneve parauniversitare të licencuara në vend, sigurohet në MASH nga Administrata Qendrore e UP-së.

Për më shumë informacionin mund të gjeni duke klikuar këtu.

Kujtojmë që Universiteti i Prishtinës këtë viti do të pranoj 6 mijë e 638 studentë të rinjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco