Hani i Elezit vazhdon të përballet me mungesë të ujë të pijes

Hani i Elezit vazhdon të përballet me mungesë të ujë të pijes

08:16, 20/09/2020

Banorët e Hanit të Elezit, ende vazhdojnë të ballafaqohen me problemin e ujit të pijes. Ani pse, komuna ka tentuar që tu bëjë zgjidhje, një gjë e tillë ende nuk është rregulluar përfundimisht.  

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka pohuar se, pothuajse që 10 vjet, merren me të njëjtin problem.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të bëjnë një zgjidhje, ngase menaxhimi i ujit nuk varet nga niveli komunal, por kompanitë Regjionale të Ujit.

Një tjetër çështje për të cilën thuhet se komuna e Hanit të Elezit, po hap konkurse dhe po punëson të “njofshmit” kryetari i kësaj komune e demanton një gjë të tillë.

“Për çdo konkurs, kemi komision dhe asnjëherë nuk mund te merret dikush ne punë ashtu siç pretendojnë të tjerët, zakonisht politika. Kush do që punësohet në komunën tonë, ne jemi ne lidhje qoftë familjare qoftë shoqërore, sepse jemi vend i vogël.  Por nuk qëndron ajo se çfarë flasin të tjerët”, shprehet kryetari Suma.

Ia ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të hapet çerdhja e parë në këtë komunë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco