Rugova mesazh MASH-it: Përse po i maltretoni nxënësit...

Rugova mesazh MASH-it: Përse po i maltretoni nxënësit...

20:23, 19/09/2020

Zyrtari në Ministrinë e Jashtme Arben Rugova, ka hedhur kritika kundejt Ministrisë së Arsimit lidhur me oraret e mësimit gjatë këtij viti shkollor.

Rugova, përmes një shkrimi në Facebook, ka pyetur se se pse derisa nxënesve u është shkurtuar ora mesimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19, ateherë përse disa shkolla të Prishtinës, që punojnë me ndrrime, duhet të vazhdojnë të fillojnë orën mesimore me të njejtin orar.

Ai shton se ky është maltretim për fëmijët, të cilët detyrohen të zgjohen në orën 06:20 për të arritur në mësim në orën 07:20.

Shkrimi i plotë:

Ministrise se Arsimit
Drejtoratit per Arsim, Prishtine

Perse maltretohen nxenesit?

Nuk e kuptoj...
Derisa nxenesve u eshte shkurtuar ora mesimore per shkak te rrethanave te krijuara nga pandemia COVID-19, atehere perse disa shkolla te Prishtines (qe punojne me ndrrime) duhet te vazhdojne te fillojne oren mesimore me te njejtin orare, ne 07:30 minuta!?

E kuptoja atehere kur keto shkolla punonin me orarë te plote, mirepo tani nuk mund ta kuptoj - fillimi i ores mesimiore ka mundur te shtyhet per ne ora 08:00.

Perse duhet te maltretohen/torturohen femijet duke i zgjuar ne 6:30 minuta, kohe qe atyre u duhet te pergatiten per te qene ne oren 07:20 ne klase?

Perse nuk i pyet askush femijet?
Perse nuk mirren perbaze reagimet e disa prinderve lidhur me kete çeshtje ne Keshillin e Shkolles?

A eshte bere ky orare per t’iu mundesuar mesuesve/arsimtareve te largohen sa me shpejte nga shkolla (ndoshta edhe me lobim te SBASHK-ut), apo dikush atje lart ne institucione arsimore ka “probleme” tjera?

Plus, sipas orarit, nxenesit qe kane gjashte ore mesim ne dite do te kene vetem nje pushim dhjete minutesh!!!

Çfare planifikimi eshte ky?
Çfare atraktiviteti ndjenje femijet tane ne keto shkolla, kur ia shton edhe ato njesite mesimore qe jane te teperta edhe sikur te ishin ne shkollen e mesme? A duhet nje femije i klases se peste apo te gjashte te mesoj per procedurat e miratimit te ligjeve: propozimi, debati publik, leximi i pare, i dyte...

Marre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco