Nxënësit sërish protestojnë në Kamenicë ndaj riorganizimit të shkollave

Nxënësit sërish protestojnë në Kamenicë ndaj riorganizimit të shkollave

14:36, 18/09/2020

Nxënësit dhe prindërit në komunën e Kamenicës kanë protestuar sërish ndaj riorganizimit të shkollave i cili po implementohet nga pushteti komunal.

Komuna ka paraparë që shkollat me pak nxënës të mbyllen dhe ata të transferohen në shkollat me numër më të madh të nxënësve, raporton Syi.net Kosova 

Protestuesit në këtë komunë kanë paralajmëruar se do të organizojnë protesta para Qeverisë së Kosovës ngase komuna nuk po bindet për anulimin e reformës në arsim.

Protestuesit poashtu kanë akuzuar Ministrinë e Arsimit e cila sipas tyre ka lejuar këtë reformë.

Ata kanë paralajmëruar se para Qeverisë do të protestojnë më 24 shtator.

Derisa kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është zotuar se nuk do të tërhiqet nga vendimi për riorganizimin e shkollave meqë sipas tij kjo është në të mirën e nxënësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco