MSH-ja pa vendim për hapjen e teatrove dhe kinemave

MSH-ja pa vendim për hapjen e teatrove dhe kinemave

10:20, 17/09/2020

Teatrot dhe kinematë në Kosovë vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të situatës së pandemisë me COVID-19.

 

Që nga muaji mars kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, teatrot dhe kinematë janë mbyllur.

Vetë aktorët dhe përfaqësuesit e kinemave shpeshherë kanë kërkuar që teatri dhe kinematë të hapen, një gjë të tillë nuk e kanë lejuar autoritetet kosovare, pavarësisht se ditëve të fundit ka rënë edhe numri i të infektuarve.

 

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë shkurt për lajmi.net, se akoma nuk ka ndonjë vendim për hapjen e teatrove dhe kinemave.

“Ende nuk ka ndonjë vendim për kinematë dhe teatrot”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Theksojmë se me masat e reja të marra nga Qeveria e Kosovës ndalohen edhe koncertet dhe aktivitetet e ngjashme si, ahengje familjare, dasma etj,.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco