Mbesa humbi jetën/ Mesazhi prekës i tezes: ‘Dje të urova ditëlindjen, sot shkove në botën tjetër’

Mbesa humbi jetën/ Mesazhi prekës i tezes: ‘Dje të urova ditëlindjen, sot shkove në botën tjetër’

22:09, 14/09/2020

Suzana Pavljeviç, tezja e Lusinda Garunjës, që humbi jetën dje në aksidentin e ndodhur në dalje të tunelit të rrugës Elbasan-Tiranës, ka lënë një mesazh mjaft prekës për mbesën e saj.

Ajo shkruan se dje i kishte uruar ditëlindjen ndërsa sot shkoi në botën tjetër.

“Ylli tezes dje ta uroj tezja ditelindjen; sot ja ke coptuar zemren tezes; ylli tezes do te mbetesh gjithmon ne zemren time; sot shkove ne boten tjeter o engjell i bukur qofsh lule ne xhehnet” shkruan Suzana Paljevic.

Katër vajzat po udhëtonin drejt Korçës në momentin kur ndodhi aksidenti tragjik.

Behar Pema, shoferi i automjetit tip ”Benz” që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër vajzat ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 160 km në orë.

Sipas ekspertëve auto-teknikë ai nuk ka frenuar, pasi gjatë ekspertimit në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shenja frenimi. Pema rezultoi i dehur në testin e alkoolit të kryer menjëherë pas ngjarjes dhe u vu në pranga nga uniformat blu.

Image

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco