Punuan si vullnetarë në Infektivë për 4 muaj më në fund hapet konkursi në QKUK dhe nuk i pranojnë në punë

Punuan si vullnetarë në Infektivë për 4 muaj më në fund hapet konkursi në QKUK dhe nuk i pranojnë në punë

16:46, 07/07/2020

Që nga fillimi i pandemisë pranë Klinikës Infektive në QKUK,  janë paraqitur në mënyrë vullnetare pa asnjë komeplezim 10 punëtorë shëndetësorë për të ndihmuar stafin e klinikës në sfidën e koronavirusit.

Edhe pse ishin të papunën dhe pa të ardhura mujore, ata edhe bukën e merrnin prej shtëpisë vetëm e vetëm për të ndihmuar pacientët me koronavirus, dhe stafin, megjithatë si çdo i diplomuar edhe këta të dhjetit kanë pritur që në konkursin që u hap ditë më parë të pranoheshin në punë duke qenë se i plotësonin të gjitha kriteret, e në veçanti të parin ‘punën vullnetare’, por nga ta veç njëri u pranuar.

Ky staf ndihmës i përbërë nga 10 persona ishin: 1 specialiste e Infektologjisë, 1 specializante e infektologjisë dhe 8 mjekë të përgjithshëm.

Në mesin e tyre edhe  Jehona Krasniqi, e cila ka shprehur shqetësimin e saj në një letër publike, pas zhgënjmimit që nuk u pranua në punë, ajo dhe 7 kolegët e saj. Vetëm njëri nga ta arriti të jetë në listën e të të pranuarëve.

Më 12 qershor të këtij viti Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për praninim e 100 specialistëve dhe mjekëve të përgjithshëm, ku njëri nga kriteret ka qenë puna vullnetare. Gjë, që në rastin e Jehonës dhe kolegëve të saj nuk kreu punë.

“Ky vendim ka qenë shokues për të gjithë ne, në vetë faktin që e gjithë puna jonë tashmë prej katër muajsh është hedhur poshtë, për të ardhur në pozitat tona dikush që duhet të mësojë punën që nga fillimi”, shkruan e zhgënjyer Jehona Krasniqi në letrën e saj.

Tutje, ajo ka treguar se ka kërkuar sqarim për mospranimin e tyre në QKUK mirëpo, nuk ka marr përgjigje adekuate, veç konfirmimin se nuk janë pranuar.

“Kur kemi kërkuar të dijmë përmes telefonit se çfarë ka ndodhur, na është thënë që nuk figurojmë në listat e aplikantëve e nuk kemi aplikuar”, thotë tutje Jehona.

Kjo është letra e saj:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco