Ligji për sëmundjet ngjitëse drejt ndryshimit

Ligji për sëmundjet ngjitëse drejt ndryshimit

15:01, 12/03/2019

Grupi punues për hartimin e Koncept dokumentit për sëmundje ngjitëse ka mbajtur sot një takim me palët e interesit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me të cilët është diskutuar për nevojën e ndryshimit të Ligjit për sëmundje ngjitëse në Kosovë, raporton Syri.netKosova.

Në këtë takim në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve shëndetësore, Odave të Profesionistëve Shëndetësor, Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve, etj., është bërë prezantimi i aspekteve kryesore që e arsyetojnë nevojën për ndrysjimin e këtij ligji, zbrazëtirat dhe vështirësitë që i ka pasur në zbatim ligji aktual si dhe efektet e drejtpërdrejta.

Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Sekretariatit Koordinues të Qeverisë së Kosovës, të cilët janë duke i dhënë asistencë profesionale Grupit punes për hartimin e këtij koncepti dokumenti.

“Në proces të hartimit të këtij koncept dokumenti, Grupi punues do ta zhvillojë edhe më tej dokumentin, duke mbajtur në vijim edhe konsultime publike me palët e interesuara dhe palët të cilat ndikohen nga një dokument i tillë”, thuhet në njoftimin e Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco