Obiliqi ndan nga 150 euro për çdo lehonë

Obiliqi ndan nga 150 euro për çdo lehonë

16:22, 04/06/2020

Komuna e Obiliqit marrë vendim që t’u ndajë nga 150 euro të gjitha grave lehona në këtë komunë.

Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, ka bërë të ditur se çdo kategori e shoqërisë do të ketë përkrahjen institucionale dhe sidomos gratë, që tha se janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit.

“Sot kam nënshkruar vendimin përmes secilit çdo gruaje lehonë të Komunës së Obiliqit do t’i ndahet një shumë prej 150.00€, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale(DSHMS). Jam i përkushtuar që çdo kategori e shoqërisë sonë të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale, sidomos për gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco