Sot protestohet në Prishtinë, autoshkollat shprehin pakënaqësinë

Sot protestohet në Prishtinë, autoshkollat shprehin pakënaqësinë

09:04, 04/06/2020

Sot është paralajmëruar mbajtja e një proteste nga autoshkollat që veprojnë në Kosovë.

Protesta do të mbahet para ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës, tek ish-Pallati i Rinisë me fillim nga ora 10:00.

Autoshkollat po kërkojnë që të hapen sikurse bizneset tjera.

Ata po e shtrojnë këtë kërkesë pasi një gjë e tillë ishte thënë që do të shqyrtohej me fillimin e lehtësimit të masave në fazën e tretë.

Në fazën e tretë shumë biznese kanë filluar të funksionojnë pas mbylljes më shumë se  dy mujore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco