Të burgosurit e në Lipjan rinovojnë kuzhinën

Të burgosurit e në Lipjan rinovojnë kuzhinën

14:29, 02/06/2020

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia në vend, në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, të burgosurit nuk i kanë ndërprerë aktivitete e tyre të përditshme.

Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Lipjan, kanë rinovuar kuzhinën e Qendrës Edukuese Korrektuese Lipjan.

E gjithë puna është kryer nga të dënuarit e pavijoneve gjysmë të hapura, të udhëhequr nga stafi i QKL-së, ndërsa në aspektin profesional është mbikëqyrur nga Divizioni i Inxhinieringut të SHKK-së.

Të burgosurit Qendrës Korrektuese në Lipjan, përveçse kanë aktivitete të shumta edukative, sportive, ata zhvillojnë edhe aktivitete tjera, me të cilat shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë.

Falë punës së të burgosurve, tani të miturit e QEKL-së ,por edhe stafi kanë kushte më të mira për tu ushqyer në këtë kuzhinë.

Përmes këtyre aktiviteteve, synohet të ndikohet në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu të racionalizohet edhe buxheti i SHKK-së.

Përveç kësaj, puna e të burgosurve brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e përditshme në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco