Shembet shtëpia në Prizren, lëndohen lehtë dy familjarë

Shembet shtëpia në Prizren, lëndohen lehtë dy familjarë

16:06, 29/05/2020

Dy anëtarët e familjes Kasëmllari sot fatmirësisht kanë shpëtuar me lëndime të lehta nga shembja e shtëpisë së tyre, e cila është rrënuar vetvetiu nga vjetërsia në Prizren, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas një njoftimi nga Komuna e Prizrenit, thuhet se në vendngjarje menjëherë kanë ardhur ekipet e Drejtorisë së Emergjencës, Inspektoratit dhe atyre të trashëgimisë kulturore, për të verifikuar gjendjen dhe për të marrë hapat e mëtutjeshme për evitim të rrezikut.

"Rreziku nga shembja e shtëpia të vjetra është problem ekzistent jo vetëm në këtë shtëpi, por edhe në shumë shtëpi të vjetra, të cilat për shkak se kanë vlera të trashëgimisë kulturore apo gjenden në qendrën historike nuk mund të rrënohen tërësisht, e në anën tjetër për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk mund as të renovohen", thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco