Komuna e Drenasit ka ndarë 27.500 kg miell për familjet në asistencë sociale

Komuna e Drenasit ka ndarë 27.500 kg miell për familjet në asistencë sociale

16:22, 07/04/2020

Komuna e Drenasit ka arritur t’i sigurojë 27.500kg miell për familjet me asistencë sociale në këtë komunë.

Ky donacion ka ardh nga vullentëmirët të cilët kanë vendosur të shpërndajnë nga 25kg miell për cdo familje thuhet në një komunikatë për media nga komuna e Drenasit.

Ky është njoftimi i plotë:

Sigurohen 27,500 kg miell për të gjitha familjet në asistencë sociale të Komunës së Drenasit

Donatorë vullnetmirë, biznese e asambleistë, kanë siguruar 27,500 kg miell, përkatësisht 25 kg miell për të gjitha familjet që janë me asistencë sociale të regjistruara në Qendrën për Punë Sociale në Komunën e Drenasit.

Donatorët të cilët kanë siguruar 25 kg miell për të gjitha familjet e asistencës sociale janë;

“Fer Petrol” me 5000 kg, “Fatosi” SH.P.K me 5000kg, “Keramika” me 5000kg, “Reaal” SH.P.K me 5000kg, “Fontana Bar” me 5000kg dhe Qendrim Mulaj me 2500 kg.

Shpërndarja e miellit për familjet me asistencë sociale do të filloj nesër (08.04.2020) duke filluar nga ora 10:00, fillimisht në shkollën e fshatit Tërstenik për familjet e fshatrave sipas listës së bashkëngjitur këtij njoftimi, pastaj do të vazhdohet në vendbanimet tjera.

Shpërndarja e miellit do të jetë nën mbikëqyrjen e Komisionit Komunal ne bashkëpunim me administratorët e vendbanimeve dhe Komision Komunal do t’i kontaktoj administratorët për orën e ndarjes së miellit për familjet në asistencë sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco