Abdixhiku: Pastërtia e rrugëve edhe në kohë pandemie është detyrim

Abdixhiku: Pastërtia e rrugëve edhe në kohë pandemie është detyrim

13:42, 07/04/2020

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se 18 ekipe nëpër gjithë Kosovën janë aktivizuar në kapacitete të plota për mirëmbajtjen verore.

Ai ka thënë se pastërtia e rrugëve edhe në kohë pandemie është detyrim.

“Kompanitë dhe punëtorët janë udhëzuar të mbajnë distancë dhe të kenë pajisje mbrojtëse. Ju shprehi mirënjohjen më të lartë për këtë angazhim.Puna do të vazhdojë. Do të jemi në terren secilën ditë. Kur të përfundojë kjo krizë, do t’i kemi rrugët rajonale e autostradat dukshëm më të pastërta”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco