Alarmante/Maska e dorëza të shpërndara gjithandej qytetit, ja këshillat e infektologut

Alarmante/Maska e dorëza të shpërndara gjithandej qytetit, ja këshillat e infektologut

18:09, 06/04/2020 Nga A.ZH

Derisa e gjithë bota është duke u ballafaquar me pandeminë COVID-19, në Kosovë shënohen 145 raste të infektuar, 23 të shëruar e 3 të vdekur. Këto shifra kanë ngjallur panik te qytetarët të cilët si masa mbrojtëse po përdorin maskat kirurgjike dhe dorëzat – shkruan SYRI.net Kosova.

Maskat për mbulimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe dorezat janë bërë produkti më i kërkuar pothuajse në gjithë botën. Për shkak të kërkesave të tregut, industria i ka shumëfishuar çmimet dhe një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Kosovë.

Nëpër rrugët e kryeqytetit shumë qytetarë po përdorin doreza e maska, si masë e parë e mbrojtjes nga ky virus. Por jo të gjithë po janë të vetëdishëm për mënyrën e përdorimit të tyre dhe, si të largohen ato pas përdorimt. Shumë qytetarë kanë filluar të hedhin nëpër rrugë e gjithë andej, e jo në shporta të mbeturinave.

Fotografi i SYRI.net Kosovës, ka kapur doreza të hudhura nëpër rrugë apo vend të tjera.

    E kjo dukuri sipas infektologëve është shumë e dëmshme pasi mund të përhapen infeksionet të ndryshme e jo vetëm koronavirusi.

    Valbon Krasniqi – infektolog, në një prononcim për SYRI.net Kosovën ka treguar se si duhet të përdoren maskat dhe dorezat.

    “Për qytetarët që enden nëpër rrugë janë të panevojshme, munden efekt të mbrapshtë, sepse maskat që vendosen në parandalim të sëmundjes, para se të vendosen, duhet të pastrohen duart mirë dhe të dezinfektohen me alkool e më pas të vendoset maska. Ajo mund të mbahet 2 deri në 6 orë maksimumi. Më pas, para se të hiqet maska, në qoftë se dikush ka dorëza, hiqen dorëzat, dezinfektohen ose pastrohen duart, dhe pastaj hiqet maska e të hidhet në shportën e mbeturinave e jo diku tjetër. Është tejet e rëndësishme se ku do ta lësh maskën pas përdorimit, në asnjë mënyrë nuk duhet të hudhet nëpër rrugë apo nëpër sipërfaqe që mund të preken nga të tjerët.” – deklaroi Krasniqi.

    Infektologu ka theksuar se personat të cilët punojnë nëpër vende të cilat frekuentohen më shumë nga qytetarët, duhet të vendosin maska dhe doreza.

    “Për hir të ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit të sëmundjes, personat që punojnë në markete, arka dhe kanë kontakt të afërt me konsumatorët, preferohet që t’i vendosin maskat dhe dorëzat, por t’i ndjekin udhëzimet paraprake”, ka deklaruar ai.

    Kurse, Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se nga nesër nuk do të ofrohet asnjë shërbim për qytetarët që nuk janë të pajisur me maska dhe dorëza.

    Kjo Komunë përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se kjo është një nder masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    “Prej nesër, 7 Prill, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid19, kemi marrë vendim që qytetarët të cilët nuk janë të pajisur me maskë e dorëza nuk do të mund të marrin shërbime në Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

    Sot në sheshet e Prishtinë janë vendosur shirita nga Policia e Kosovës për të parandaluar lëvizjen e qytetarëve.

    “ Në këtë fazë, sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shetitjes! - Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe. Falënderojmë Policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë, duke kufizuar lëvizjet nëpër sheshe. Kanë mbetur të hapura vetëm korridoret e domosdoshme”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco